Një nënë e pesë fëmijëve ka ndërruar jetë në Angli pas një ndërhyrjeje estetike të njohur si ‘liquid Brazilian’. Alice Webb, 34 vjeç, u bë personi i parë në Britani që vdes nga kjo procedurë, ndërsa shkaqet e sakta ende nuk janë publikuar.
Dy mjekë janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia. Ajo u shtrua në spitalin e Gloucestershire pasi ndjeu shqetësime, ku ndërroi jetë më pas.
Partneri i saj falënderoi publikisht për mbështetjen e marrë. Një fushatë fondesh është hapur për të ndihmuar familjen e saj.