Misteri i plagosjes së 35-vjeçarit në autostradën Durrës-Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.09.2024, 17:40

Një 35-vjeçar është plagosur me mjet prerës në autostradën Durrës-Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili u godit me mjet prerës ditën e sotme rreth orës 12:50 nga një shtetas i paidentifikuar.

I lënduari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rastin dhe kapur autorin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit