Mickoski: Ndarja me Shqipërinë do të ndodhë, është mesazh i keq për popullin tonë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.09.2024, 17:58

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski ka folur për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së. Ai tha se kjo do të ndodh dhe se është mesazh i keq për popullin.

Mickoski gjithashtu tha se Maqedonia ka bërë shumë të cilat shtetet tjera nuk i kanë bërë, por që pengesë mbetet vetoja bullgare.

“Shikoni, kjo me shumë gjasa do të ndodhë, po. Kjo u njoftua që kur isha në Bruksel, dhe u tha. Kjo është sërish diçka me të cilët tregohet mesazh i keq ndaj qytetarëve të Maqedonisë. Sepse ne si shtet kemi kaluar shumë në këto dy dekada e gjysmë, që kur e kemi nisur rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE.

Kjo do të ndodhë më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit