Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të KB-së në Nju -Jork, njoftoi MPJTJ.
“Në takimin ndërmjet MPJTJ Mucunski dhe MPJ Sibiha, u riafirmua mbështetja e Maqedonisë për Ukrainën, duke theksuar se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të saj. Ministri Mucunski theksoi se mbështetja pa mëdyshje për Formulën për Paqe, Koalicionet Ndërkombëtare për krijimin e një gjykate për krimet, agresionin kundër Ukrainës dhe për kthimin e fëmijëve të zhvendosur me forcë vazhdon, si dhe për nismat dhe formatet e tjera për ofrimin e ndihmës praktike për Ukrainën”, thuhet në kumtesë.
Në takim, theksohet, është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat bashkëbiseduesit i vlerësuan si të shkëlqyera dhe pozitive, ndërsa është shprehur edhe kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer në plan multilateral.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.