Mediat lahen në para nga personazhet që duhen larë me açe

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2024, 14:19

Në një realitet ku transmetohen kronika investigative për të fortët, ligjshkelësit, trafikantët e drogës apo kriminelët, në thelb shoqëria shqiptare nëpërmjet televizioneve, me qëllim përfitimin monetar, do të vijojë deri në përjetësi glorifikimin e tyre duke i quajtur si “një shkallë më lart”.

Megjithatë ana e errët e përfitimit monetar shpaloset në transmetimin e “vlerave” të këtyre personave tek audienca, duke vënë në pikëpyetje kontributin që kanë sjellë këta të fundit në vend!?

Ky fenomen ka nisur të zbatohet rëndom në televizionet private shqiptare, ku së fundmi në njërin prej tyre ishte i ftuar biznesmeni Lul Morina.

Biznesmeni me lidhje të forta me vëllain e kryeministrit, i bërë “hasha” pak kohë më parë nga Balluku për sekuestron e pallateve pa leje në Farkë, rezultoi se ishte përdorur si “karrem” nga qeveria pasi për një show të dobët mediatik pasi të gjitha pronat iu rikthyen e po ngrihen të larta.

“Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte niveli intelektual i tij, i cili dukej të ishte i barabartë ose më i ulët se ai i ish-deputetes gazmore të "kërperates". Ishte aq shumë i mahnitur nga puna e Kryeministrit Rama, sa nuk ndalej së përmenduri shtrimin e rrugëve dhe trotuareve. Megjithatë, nuk thoshte "trotuar", por "tortuar", përveç gafave të tjera që bënte”,-shkruan gazetari Flamur Vezaj.

“Gjithsesi, mendoj se para se të ftohen persona të tillë, duhet të konsultoheni me gazetarët e kronikës. Mos promovoni në media njerëz me të kaluar të dyshimtë që paraqiten si biznesmenë të suksesshëm, sepse rrjetet sociale tashmë janë mbushur me "infeksione" të tilla!”,-vazhdon gazetari.

Më poshtë ai ka renditur disa pyetje që sipas tij i duheshin bërë në emision Morinës, si i ftuar promo special:

1. Si e bëre milionin e parë? 2. Çfarë biznesi ke bërë në Itali dhe jo vetëm? A ke shitur “jonxhë”, “miell” apo “kofsha pule”? 3. Sa herë je hetuar dhe dënuar jashtë Shqipërisë?

4. Për çfarë akuze je dënuar në Itali? 5. Me çfarë biznesi ke filluar në Shqipëri? 6. Ku janë prokurorët dhe gjyqtarët me të cilët ke punuar si “avokat” në Fier dhe Tiranë? 7. Nga vinin të ardhurat me të cilat ke blerë prona? 8. Sa kredi ke marrë në banka? 9. Për çfarë arsye i ke dhënë “dhuratë” 80 mijë euro gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri? 10. Po transaksionin e dytë, për çfarë arsye ishte dhurata për bashkëshorten e Tahirit? 11. Pse je marrë në pyetje dy herë nga SPAK-u dhe çfarë ke deklaruar për këto transaksione? 12. Kush të njoftoi për dosjen që erdhi nga Italia dhe çfarë rruge ndoqe? 13. Kush të dha miratimin për ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje në Tiranë? 14. Si është e mundur që nuk u arrestove për ndërtimin pa leje, kur qytetarë të thjeshtë janë arrestuar për modifikime minimale në banesat e tyre? 15. Cili prokuror të mbylli çështjet në Shqipëri? 16. Si ndihesh si i pandehur për ndërtimin e paligjshëm të pallatit 10-katësh në Tiranë? 17. A ke ndonjë koment për procedimet e tjera që lidhen me ndërtimin e paligjshëm? 18. E ke falënderuar Kryeministrin Rama për tokën publike në Dhërmi që të dha si “investitor strategjik” apo e pagove për të? 19. Çfarë të lidh me disa personazhe të njohur që kanë gjetur strehë në Dubai, ku keni investuar së bashku?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit