Kryebashkiaku i Nju-Jorkut paditet për korrupsion

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.09.2024, 13:26

Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams është nën akuza penale federale.

Eric Adams, 64 vjeç, u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara gati tri vjet më parë, duke premtuar se do të pakësojë krimin. Megjithatë, ai dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë që e rrethojnë janë nën hetimin federal për korrupsion.

Nëse kjo aktakuzë konfirmohet, Adams do të bëhet kryebashkiaku i parë në historinë e Nju-Jorkut që përballet me akuza penale gjatë kohës së tij në detyrë. Ai publikoi një videodeklaratë të mërkurën në të cilën premton se do të luftojë akuzat dhe do të vazhdojë të mbajë postin, duke kërkuar durim nga banorët e qytetit.

“Unë do t’i luftoj këto padrejtësi me gjithë forcën dhe shpirtin tim. Jam i pafajshëm”, tha në videomesazhin e tij, duke shpjeguar se po planifikon të kërkojë një “gjykim të menjëhershëm në mënyrë që njujorkezët të mund të dëgjojnë të vërtetën”.

Megjithatë, ai është përballur me thirrje të shumta për dorëheqje. Prokurorët federalë pritet të paraqesin aktakuzën të enjten, kur Adams do të paraqitet para gjykatës. Akuza vjen më pak se një vit pasi agjentët federalë sekuestruan pajisjet elektronike të tij dhe kontrolluan shtëpinë e Brianna Suggs, e cila është kryesuese e tij për mbledhjen e fondeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit