Punonjësi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Elbasan është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim i akuzuar për korrupsion.
Mbi 51-vjeçarin rëndojnë akuzat “Korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimin e detyrës” nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.
Bazuar në hetimet e kryera, gjatë periudhës kur ishte punonjës i IMT-së në Elbasan, nuk ka përmbushur detyrat funksionale lidhur me një objekt që ishte ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet për këtë. Këto veprime e vendosin atë përballë ligjit dhe nën akuza të rënda.
Materialet procedurale lidhur me rastin e tij janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Elbasanit.