Tre shqiptarët kthehen në heronj, shmangën tragjedinë në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2024, 11:44

Tre shtetas shqiptarë janë kthyer në heronj pasi kanë shmangur një tragjedi edhe më të madhe pak ditë më parë në Itali.

Mbrëmjen e së premtes, një 38-vjeçar moldav ka tentuar të grabisë çantën e një gruaje dhe dy të rinj kanë ndërhyrë për ta shpëtuar. Por gjatë përleshjes, 38-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe i ka goditur duke vrarë njërin prej tyre, Giacomo Gobbato, 28-vjeç.

Pas kësaj ai është larguar dhe pak metra më larg ka tentuar të grabisë një turiste. Por britmat e saj kanë alarmuar 3 shqiptarë, Dritan, Klement dhe Aurel të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar agresorin moldav deri sa ka mbërritur policia.

Për këtë akt heroik dhe shmangien e një tragjedie tjetër, kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro i ka falenderuar dhe ka pritur në zyrën e tij Dritanin, njërin prej shqiptarëve. Ai i falenderoi ata në emër të të gjithë qytetarëve për gjestin e guximshën që bënë.

“Doja t’i falënderoja në emrin tim dhe të gjithë qytetit për gjestin e rëndësishëm të guximit që bënë. Giacomo Gobbato ishte një “djalë bujar” i cili bëri një gjest “të lavdërueshëm” duke ndërhyrë së bashku me Sebastiano Bergamaschi për të ndaluar tentativën e parë të grabitjes në Corso del Popolo. Një episod që tronditi qytetin dhe ngriti sërish çështjen e sigurisë. Nuk duam të fshehim asgjë, duhet të përmirësohemi sepse kjo situatë nuk është e pranueshme, por rregullat duhet të ndryshohen dhe të sigurohet aplikimi i penaliteteve".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit