Kursi i këmbimit të euros me lekun ka vazhduar të bjerë edhe këtë javë, duke prekur nivelin e ri minimal prej 99.4 lekësh. Gjatë muajit shtator, euro ka qëndruar nën 100 lekë, me një tendencë të vazhdueshme rënieje.
Banka e Shqipërisë ndërhyri për herë të fundit në tregun valutor në fillim të gushtit, duke mbajtur për një periudhë kursin mbi 100 lekë. Megjithatë, pas këtij momenti, banka ka lejuar që kursi të përcaktohet nga forcat e tregut, duke monitoruar luhatjet.
Rënia e kursit të euros po ndikohet kryesisht nga oferta e lartë e kësaj monedhe, e nxitur nga rritja e të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorin e pasurive të patundshme. Interesi i investitorëve të huaj për letrat e borxhit të qeverisë shqiptare në lekë ka shtuar më tej presionin mbi euron gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit.
Forcimi i lekut po vazhdon paralelisht për shkak të ofertës së kufizuar të tij, të mbështetur nga një politikë fiskale e shtrënguar dhe suficiti buxhetor rekord prej 58 miliardë lekësh për 8-mujorin 2024. Ky forcim ndihmon në uljen e kostove të importit dhe inflacionit, duke përfituar importuesit dhe udhëtarët jashtë vendit.
Megjithatë, forcimi i lekut ka efekte negative për eksportuesit, duke ulur të ardhurat e tyre, ndërsa për huamarrësit me kredi në valutë të huaj dhe të ardhura në lekë, sjell përfitime, pasi ul kostot e shlyerjes së borxhit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.