Jetmiri ka dëmtuar këmbën në punë, i duhen 10 mijë € për operacionin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2024, 10:28

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Jetmir Bogdani, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit 4 vite më parë ka pësuar një aksident në punë dhe ka dëmtuar rëndë këmbën e majtë.

Deri më tani ai ka bërë 6 operacione dhe të vetmet zgjidhje që i kanë dhënë mjekët janë amputimi (heqja) e këmbës ose operimi që ka një kosto prej 15 mijë euro.

Me ndihmën e familjarëve, miqve dhe të njohurve, Jetmiri ka mbledhur 5 mijë euro, por ka nevojë dhe për 10 mijë të tjera.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që ta ndihmojnë në mbledhjen e parave pasi është baba i dy fëmijëve dhe e vetmja “rrogë mujore” që ka për ta është pensioni me vlerë 100 mijë lekë të vjetra.

Kushdo që ka dëshirë ta ndihmojë mund ta bëjë nëpërmjet numrit të llogarisë:

AL25212110090000000002101506

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit