Një nënë e divorcuar dhe që jeton e vetme me 4 fëmijë është përballur me një terror të frikshëm mëngjesin e sotëm, në zonën e plazhit, Durrës.
Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA, se sot në orën 06:30, pastruesja dhe vajza e saj i kanë shkuar në derën e shtëpisë dhe e kanë terrorizuar me fjalë ofenduese, kërcënime por kanë ushtruar edhe dhunë fizike.
Sipas saj gjithçka ka nisur pak ditë më parë, kur teksa po hidhte mbeturinat, një prej qeseve i është grisur dhe shkalla është bërë pis. Qytetarja thotë se e ka pastruar vetë shkallën, por pastruesja dhe njëkohësisht përgjegjësja e pallatit e kanë ofenduar dhe sot i kanë shkuar në shtëpi.
Edhe pse herët në mëngjes, pastruesja dhe vajza e saj nuk janë kursyer fare me britma, kërcënime dhe fjalë ofenduese ndaj zonjës e cila i kishte 4 fëmijë në gjumë. Ajo thotë se fëmijët janë traumatizuar nga kjo ngjarje dhe tani të gjithë kanë frikë të dalin jashtë.
Qytetarja thotë se ka frikë të dalë edhe jashtë për shkuar në polici pasi mund të përballet me zonjën pastruese dhe vajzën e saj.
Denoncimi i qytetares:
Mirmengjes si jeni mir. Dua te denoncoj nje rast qe me ndodhi sot me pergjesesen e pallatiit katastrof per zotin jam shum e friksuar nga ata dhe kercenimet qe me ben ajo dhe vajza e saj. Kam cdo gje me vidjo me dhunuan ne banesën time ku e kam mar ka 1 jav me qera. Ne durres plazh. Para dy ditësh duke derdhur plerhat pa pritur mu ca nje qese tek shkallet dhe fillova duke i mbledh pastaje erdhi kjo qe quhet pergjesese e pallatit duke me bertite duke me ofenduar mua. Dhe sic duket dhe ne vidjo nje gjuh e pa par e ashper Kunder meje dhe femive. Kam frik ne dal me femit se mund te bej ndonje gje ajo qe me ka kercenuar. Nje adoleshente ishte dhe pergjesijs e pallatit me kan dhunuar ne hyrjen time. Ju lutem Beni dicka
Un jam vetem jam nje nene e divorcuar kam 4 femi te vegjel. Me i madhi 6 vjec me e vogla 3 mujshe. Jan traumatizu femit shum jan trembur ishin ne gjum kur erdhën ata nga ato qe ndodhen u tremben shum. Po kisha dy po vec ajo mu derdh dhe e mblodha vet dhe lava vendin vec per kaq. Po sot ka ora 6;30. Se i thash mos Beni zhurm se kam femit ne gjum ajo tha nuk ma ndjen fare se ka femit ne gjum dhe po ti shoh do t'i shyej. Kam frik me dal jasht aman. Jo akoma skam bere denoncim ne polici, vec ju me erdhet ne mendje nje her ama dhe ne polici do shkoj Inshallah nuk i takoj ata deri sa te dal jashta pallatit