Izraeli po përgatitet për ndërhyrje ushtarake tokësore në Liban

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.09.2024, 23:51

Shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, u ka thënë trupave të mërkurën se sulmet ajrore në Liban kanë si qëllim shkatërrimin e infrastrukturës së Hezbollah dhe përgatitjen për një ndërhyrje të mundshme tokësore nga forcat izraelite.

“Ne po godasim gjithë ditën për të përgatitur terrenin për hyrjen tuaj të mundshme dhe për të vazhduar shkatërrimin e Hezbollah”, iu drejtua ai ushtarëve nga kufiri verior i Izraelit me Libanin.

Sipas autoriteteve të Izraelit, qëllimi i ndërhyrjes është të sigurojë kthimin e dhjetëra mijëra izraelitëve të zhvendosur nga konflikti ndërkufitar. Halevi tha se ndërhyrja do të përfshijë hyrjen në fshatrat që Hezbollah ka përgatitur si baza të mëdha ushtarake dhe do të tregojë forcën dhe përvojën e ushtrisë izraelite.

Ky përshkallëzim vjen pasi Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban dhe ka asgjësuar një raketë të Hezbollah drejtuar ndaj selisë së Mossad-it pranë Tel Avivit. Izraeli ka thirrur gjithashtu dy brigada rezerviste për shkak të konfliktit në veri.

Më shumë se 500 njerëz mbetën të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Liban gjatë tre ditëve të fundit dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të ndalet derisa banorët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa vazhdon të godasë infrastrukturën e Hezbollah në Liban. Sulmet izraelite kanë përfshirë shpërthime në pajisjet komunikative të Hezbollah në Liban, duke vrarë dhe plagosur qindra militantë, si dhe eliminimin e disa komandantëve të lartë të grupit.

Halevi i siguroi trupat se ata do të hyjnë shumë më të fortë dhe me më shumë përvojë se Hezbollah, me synimin për të shkatërruar plotësisht armikun dhe infrastrukturën e tij, duke siguruar kështu kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit