Një 25-vjeçare përfundoi në spital pasi muskujt e saj "shpërthyen" pas ushtrimeve intensive gjatë javës së saj të parë në palestër
Jessica Johnson, nga Karolina e Jugut, ishte duke kryer sfidën Murph në Crossfit, një program intensiv që përfshin vrapime, tërheqje (pull-ups), pompa dhe ulje-ngritje.
Pasi bëri 50 tërheqje, ajo u zgjua ditën tjetër me krahun e saj të enjtur dhe me shumë dhimbje.
Fillimisht mendoi se ishte vetëm nga mungesa e stërvitjes për një kohë të gjatë, por dhimbjet u përkeqësuan dhe ajo humbi ndjesinë në duar.
Më 24 gusht, Jessica u dërgua në spital, ku mjekët e diagnostikuan me rhabdomyolysis (rhabdo), një problem serioz shëndetësor që ndodh kur muskujt shpërbëhen dhe lëshojnë substanca të dëmshme në gjak, gjë që mund të shkaktojë dëmtime të organeve dhe në raste më të rralla mund të çojë deri në vdekje.
Ky problem shpesh shkaktohet nga ushtrimet me intensitet të lartë të kryera gjatë një periudhe të shkurtër.
Pas katër ditësh e shtruar në spital, Jessica postoi një video në TikTok për të ndërgjegjësuar të tjerët për rrezikun e ushtrimeve të tepruara. Ajo paralajmëroi: "Merrni gjërat më ngadalë, nuk keni nevojë të ushtroheni fuqishëm që në fillim."


