Është arrestuar mbrëmjen e sotme Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, pronar i ujit "Lajthiza".
32-vjeçari akuzohet si autor i plagosjes së trefishtë që ndodhi në muajin Korrik në një restorant luksoz, në kompleksin "Delijorgji".
Tre të plagosurit ishin të afërm me njëri-tjetrin.
Elezaj e kishte armën pa leje dhe u akuzua për “Plagosje të rëndë me dashje”. Dy shokët e tij, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj që e ndihmuan për të fshehur armën u arrestuan nga policia ditën e ngjarjes.