Nga janari çmimi i siguracionit të makinës do të varet nga sjellja e drejtuesit të mjetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.09.2024, 21:06

Kostoja e siguracionit të makinës do të varet nga sjellja e shoferëve teksa ngasin makinën. Nëse ata shkaktojnë aksidente, mund të përballen me rritje të tarifës, deri në dyfishin e shumës aktuale.

Nga janari 2025, çmimet do të llogariten bazuar në faktorë të ndryshëm, si mosha, tipi i automjetit dhe sjellja e shoferit kur nget makinën. Shoferët që kanë bërë aksidente me makinë, do të kenë tarifë më të lartë. Përmes sistemit bonus-malus, shoferët do të kategorizohen në 18 nivele të ndryshme, secila me një koeficient specifik.

Në klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa në të 18-ën arrin në 2. Sipas këtij sistemi, të gjithë shoferët, përfshirë edhe ata që sapo kanë marrë patentën, do të renditen fillimisht në klasën e 13-të, e cila njihet si klasa fillestare.

Për klasat nga 1 deri në 12, koeficientet zvogëlohen, ndërsa për ato nga 14 deri në 18, rriten.

Për shembull, nëse aktualisht një siguracion kushton 16 mijë lekë, dhe shoferi nuk bën asnjë aksident gjatë vitit, vitin e ardhshëm ai kalon në klasën e 12-të dhe do të paguajë 15,040 lekë. Në rast aksidenti, shoferi kalon në klasën e 15-të, ku me koeficientin 1.3, do të paguajë 20,800 lekë, një shtesë prej 4,800 lekësh. Nëse ndodhin dy ose më shumë aksidente, tarifa mund të dyfishohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit