Gruaja që vodhi 50 milion dollarë për 20 vjet rresht, pa u zbuluar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.09.2024, 21:22

Rita Crundwell, shefe e menaxhimit të financave në qytetit Dixon të Illinois, arriti të vidhte mbi 50 milion dollarë nga buxheti i bashkisë për më shumë se 20 vite pa u zbuluar.

Në vitin 1990, pasi kishte shtatë vite në detyrë, ajo hapi një llogari të fshehtë ku transferonte rreth 2.5 milion dollarë çdo vit. Kulmi i "aktivitetit" të saj ishte në vitin, ku ajo arriti të vjedhë plot 5.8 milion dollarë. Buxheti vjetor i qytetit ishte vetëm 8-9 milion dollarë.

Paratë e vjedhura i përdori për të jetuar në luks. Ajo ngriti dhe menaxhoi "RC ​​Quarter Horses", një nga fermat më të njohura të mbarështimit të kuajve në SHBA, ku fitoi 52 kampionate botërore me kuajt e saj. Ajo gjithashtu bleu një rulot dhe shijoi pushime të gjata.

Mashtrimi i saj u zbulua në 2011, kur zëvendësja e saj Kathe Swanson zbuloi llogarinë e saj të fshehtë dhe njoftoi kryetarin e bashkisë dhe FBI-në. Crundwell u arrestua në prill 2012 dhe pranoi fajësinë për mashtrim dhe pastrim parash. Ajo u dënua me 19 vite burg dhe iu konfiskuan të gjitha pasuritë, përfshirë 400 kuaj.

Pas tetë vitesh në burg, në 2021, Crundwell u vendos në arrest shtëpie për shkak të pandemisë dhe problemeve të saj shëndetësore. Dënimi i saj përfundon në tetor të 2028.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit