Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e sotëm në Valias, Kamëz, ku një 36-vjeçar, i cili po lëvizte me motor, ka humbur jetën pas përplasjes me një makinë. Sipas raportimeve, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:50, kur motomjeti i drejtuar nga shtetasi Y.L. u përplas me një makinë të drejtuar nga shtetasi Sh.S. Një dëshmitar i ngjarjes ka denoncuar në JOQ Albania, duke shprehur shqetësimin për vonesën e ndihmës mjekësore.
Sipas dëshmitarit, viktima ka qëndruar në asfalt për mbi 45 minuta i gjallë, ndërsa ambulanca ka vonuar të mbërrinte në vendngjarje. Për më tepër, kur ambulanca arriti, thuhet se nuk i është ofruar ndihma e parë, duke lënë trupin e viktimës në vend duke thënë shkurt se ai kishte ndërruar jetë.
Denoncimi i plotë:
"Përshëndetje JOQ. Dua të bëj një denoncim të hidhur për një aksident që ndodhi para syve të mi, ku një motor u përplas në rrugën Bulevardi Blu, në Kamëz. Për fat të keq, viktima qëndroi në asfalt për mbi 45 minuta i gjallë, dhe ambulanca nuk erdhi. Edhe pasi erdhi, nuk e morën për t'i dhënë ndihmën e parë, por e lanë aty duke thënë se kishte vdekur. Është absurde që ambulanca vjen me një orë vonesë dhe, pa i dhënë asnjë ndihmë, deklaron se ai ka ndërruar jetë."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.