Papa Françesku në audiencën e tij të përgjithshme të mërkurën e quajti pornografinë një vepër të djallit dhe paralajmëroi besimtarët që ta refuzojnë këtë dhe tundime të tjera të aksesuara përmes internetit.
Ndërsa teknologjia moderne ka shumë burime pozitive për t'u vlerësuar, ai tha se interneti i jep djallit një mundësi për të na tunduar "dhe shumë njerëz bien pre e këtij tundimi."
“Mendoni për pornografinë e internetit, pas së cilës ka një treg të lulëzuar. Ne të gjithë e dimë se djalli punon atje. Çdo telefon celular ka akses në këtë brutalitet, këtë gjuhë të djallit."
Papa Françesku foli për pornografinë dhe se si të shmanget tundimi për të mëkatuar gjatë audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit. Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në Vatikan, ai tha se pornografia "është një fenomen shumë i përhapur, por nga i cili të krishterët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për t'u mbrojtur dhe ta refuzojnë me forcë".
Papa ofroi këshilla për të shmangur mëkatin kur tundohet nga djalli, duke përfshirë mosbesimin në bestytni ose përfshirjen në okultizëm, spiritualizëm, astrologë, shitës të magjive dhe amuleteve dhe sekte satanike, të cilat janë të përhapura pavarësisht mohimit të ekzistencës nga shoqëria moderne.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.