Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi gjendjen skandaloze të urës në Sukth Vendas.
Por ura ku çdo ditë kalojnë me dhjetëra makina e qytetarë, nuk është e vetmja që është lënë në harresë nga organet përgjegjëse.
Ditën e sotme, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen skandaloze të urës në Katund Sukth.
Ajo thotë se ura që lidh mijëra banorë të fshatrave Jubë dhe Rushkull, që u përkasin njësive administrative Katund i ri dhe Sukth, pjesë të bashkisë Durrës, është në gjendje të mjerueshme. Ajo ka treguar me pamje gjendjen e rrugës e cila nuk mund të kalohet kurrsesi me makinë, por as në këmbë jo.
Arnimi i urës në disa vende nuk ka rezultuar aspak funksional pasi drutë janë thyer sërish e amortizuar dhe kalimi i saj vë në rrezik jetën e shumë qyetetarëve që e kanë të domosdoshëm përdorimin e saj.
Banorët e zonës në disa raste kanë bërë disa rikosntruksione të saj, por kërkojnë nga autoritete që të ndërhyjnë sa më parë.