Një 31-vjeçar me inicialet Xh.K. ka humbur pa lënë gjurmë në Kavajë. Ai është larguar me automjetin e tij dy ditë më parë, më 23.09.2024, dhe nuk është kthyer më.
I ati i 31-vjeçarit ka bërë denoncimin e zhdukjes së djalit të tij në polici, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur.
Aktualisht, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar vendndodhjen e 31-vjeçarit dhe për të sqaruar situatën.