Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi shkaktoi ditën e djeshme një aksident fatal në Berat ku humbën jetën dy persona.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. K., banues në Elbasan dhe automjeti i drejtuar prej tij, u përplas mëngjesin e djeshëm me mjetin bujqësor (frezë dore), duke i marrë jetën çiftit që ndodhej brenda tij, shtetasi A. K., bashkëshortja e tij, shtetasja S. K.
Vajza e çiftit që humbi jetën, shtetasja me inicialet F. B., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.