Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sardenja , në qytetin Nuoro.
Sipas informacioneve të deritanishme nga mediat italiane, një burrë ka vrarë gruan, vajzën e tij dhe ka plagosur rëndë nënën, dy djemtë më të vegjël dhe një fqinj që kishte nxituar në ndihmë. Më pas, duke përdorur të njëjtën armë ai ka kryer vetëvrasje.
Një nga fëmijët e burrit, i cili po trajtohej në spital pas plagëve të marra, humbi jetën pak orë më vonë.
Karabinierët dhe policia italiane kanë mbërritur menjëherë në pallatin ku banonte vrasësi me familjen e tij .
Vajza e autorit që pësoi vdekjen tragjike quhej Martina dhe ishte 26 vjeç. Dy vëllezërit e saj më të vegjël, të cilët u plagosën dhe u dërguan në spital, ishin 9 dhe 14 vjeç. Nuk dihet se cili nga dy djemtë ka vdekur. Ndërsa nëna e vrasësit, 83 vjeç, ka një plagë të rëndë në kokë.
Aktualisht karabinierët dhe prokuroria po mbledhin prova dhe informacione se çfarë mund të ketë shkaktuar tërbimin vrastar të sulmuesit.