Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan pasi qarkullonin me armë zjarri kallashnikov.
Të arrestuarit janë Aurel Kaçaniku, 32 vjeç, i cili ka qenë i dënuar në Gjermani dhe po drejtonte mjetin, dhe Renaldo Sadushi, 30 vjeç, pasagjer me precedentë penalë për plagosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Gjatë kontrollit iu gjet nën ndenjësen e pasagjerit një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat dyshohen se mbaheshin pa leje.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për të ndërmarrë hetime të mëtejshme.