Një tjetër zhgënjim dhe premtim i parealizuar nga Qeveria është në prag. Domethënë, 100 milionë eurot e paralajmëruara për zhvillimin dhe mbështetjen e komunave, të premtuara nga kjo Qeveri, është më se e qartë se nuk do të realizohen këtë vit. Kjo është edhe një dëshmi se OBRM-PDUKM nuk i përmbush premtimet e veta dhe sërish tradhton besimin e qytetarëve, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
“Ministri Perinski njoftoi se mjetet nuk do të ndahen drejtpërdrejt në llogaritë e veçanta të komunave, siç ka bërë LSDM. Në vend të kësaj, paratë do të paguhen direkt nga buxheti te kontraktorët, që do të thotë se realizimi i mjeteve këtë vit është pothuajse i pamundur ose do të jetë minimal. Një qasje e tillë jo vetëm ngadalëson procesin, por hap mundësinë e manipulimeve, duke centralizuar kontrollin në duart e Qeverisë.
Për dallim nga kjo, LSDM në mënyrë shumë më efektive realizoi projekte me vlerë 265 milionë euro nëpër komuna. Fondet u caktuan për llogaritë e komunave, ku autoritetet lokale kishin akses të drejtpërdrejtë dhe mundësinë për të menaxhuar vetë projektet e tyre. Ky ishte një model që siguroi implementim efikas dhe transparencë, diçka që tani është e penguar nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.