Aksident tragjik në Kamëz, humb jetën 36-vjeçari me motor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.09.2024, 09:03

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Valias, Kamëz.

Një 36-vjeçar i cili po lëvizte me motor ka humbur jetën pas përplasjes me një makinë.

I riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit