Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i zonës së Kinostudios në Tiranë, i cili ngre shqetësimin për një pallat të braktisur në zonë që po frekuentohet nga persona që konsumojnë lëndë narkotike.
Sipas denoncuesit, kjo situatë është bërë burim stresi për banorët, të cilët përballen çdo natë me zhurma të padurueshme dhe ulërima nga të rinjtë që ndodhen nën efektin e drogës, gjë e cila dëshmohet edhe përmes videos që ai ka dërguar.
"Çdo natë pa gjumë, nuk është e drejtë," shkruan denoncuesi, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të marrë masa dhe për të rikthyer qetësinë në lagje.
Banorët ndihen të pasigurt dhe të pafuqishëm përballë kësaj situate ndërsa qytetari apelon që ky problem të bëhet publik për të nxitur ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se situata nuk mund të vazhdojë më kështu.
Ky nuk është rasti i parë ku pallatet e braktisura në Tiranë kthehen në vendstrehime për aktivitete të paligjshme, ndërsa banorët shpesh ndihen të lënë pas dore nga autoritetet për të zgjidhur këto çështje.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Eshte nje pallat i braktisur ne kinostudio e cila frekuentohet nga disa drogaxhinj qe eshte ber nje problem nga banoret e lagjes. Gjate nates vetem bertasin ulerasin sepse jane nen efektin e droges. Te merren masa! Cdo nate pa gjum nuk eshte e drejte. Te lutem joq postojeni! Faleminderit! Anonim!!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.