Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.09.2024, 23:16
Një qytetar shqiptar që jeton në Francë ka ngritur një shqetësim lidhur me mosfunksionimin dhe mungesën e përgjigjeve nga Ambasada e Shqipërisë në Paris.
Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ai ka ndarë përvojën e tij të vështirë në përpjekjet për të rinovuar pasaportën dhe kartën e identitetit, pasi i nevojiten për të kryer disa procedura në Francë.
Sipas denoncuesit, ai ka aplikuar për rinovimin që në korrik dhe deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje në lidhje me ecurinë e aplikimit, as nëse dokumentet e tij janë gati apo jo. Ai ka tentuar disa herë të kontaktojë me ambasadën, por përpjekjet e tij nuk kanë pasur sukses.
Në mesazhin e tij, ai thekson se nuk është i vetmi në këtë situatë. Sipas tij, shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Francë përballen me të njëjtin problem: mungesa e përgjigjeve dhe pamundësia për të përfunduar procedurat e nevojshme për rinovimin e dokumenteve.
Ai kërkon ndihmë për të arritur të kontaktojë me personat përgjegjës në ambasadë, qoftë në Paris apo në Shqipëri, duke shpresuar se publikimi i këtij denoncimi do të sjellë një zgjidhje.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Kam nje problem me ambasaden shqiptare ketu ne paris . Pasi kam bere aplikimin per rinovimin e pashaportes Dhe kartes te indetitetit qe ne korrik nuk kam mare asnje lloj pergjigje deri ku eshte procedura apo nqs pashaporta eshte gati apo jo . Ju kam rene shum her ne tel shum dite me radhe po nuk pergjigjen ju kam shkrojtur dhe émail por perseri nuk kethejne pergjigje nuk po gjej nje zgjidhje per kete ceshtje pasi pashaporten e kam te nevojshme per te bere disa procedura ketu ne france ku jetoj . Kush mundet te me japi ndonje ndihme qe mund te arri te komunikoj me personat pergjigjes qe meren me kete pune qofte dhe ne shqiperi . Si puna ime jan e shum shqiptare te tjere qe nuk marin zgjidhje apo qofte e nje pergjigje nga ambasada. Email qe kam derguar ne shum adresa. Kam Dhe aplikimin qe kam bere ne e -Albania. E fshiva emrin Dhe mbiemrin tim dhe kodin e aplikimit. Shpresoj ta beni publike qe te gjej nje zgjidhje. Tek adresa qe e kam nenvizuar me te zeze kam derguar émail asnje pergjigje nga ana e tyre e ne shum adresa te tjera kam derguar po prap pa asnje lloj pergjige i kam te gjitha imelet qe ju kam cuar. FALEMINDERIT ne qofte se e postoni dhe ju lutem anonim!
Ky denoncim vë në dukje një problem serioz që po përballen qytetarët shqiptarë jashtë vendit, dhe ne i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa për të përmirësuar shërbimet konsullore dhe për të garantuar komunikim efektiv me qytetarët.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR