Skandal në Poliklinikën Nr. 2 në Tiranë: Qytetari denoncon sistemin e rekomandimeve në e-Albania

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2024, 21:29

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania përvojën e tij të hidhur në Poliklinikën Nr. 2 në Tiranë, ku përballë një debati të acaruar, ai nuk arriti të merrte përgjigjet e duhura nga stafi mjekësor. Sipas tij, situata në poliklinikë ishte kaotike dhe e pabarabartë, pasi qytetarët e thjeshtë, përfshirë të moshuar, qëndronin të bllokuar pa mundësi të hynin, ndërsa pacientët e shoqëruar nga personeli i klinikës, qofshin sanitarë apo infermierë, hynin lirshëm.

Qytetari, i cili shprehu zhgënjimin e tij, tha se doktori radiolog, Zef Çoku, ishte i përfshirë në situatë, por pa dhënë asnjë ndihmë. Ai gjithashtu denoncoi faktin se sistemi i e-Albania, përmes të cilit qytetarët mund të marrin rekomandime dhe receta nga mjeku i familjes, është i padobishëm dhe nuk ka asnjë funksion të qartë në këtë poliklinikë.

"Kurdo që të shkosh në Poliklinikën Nr. 2 do gjesh të njëjtën situatë," thotë qytetari i revoltuar, duke nënvizuar problemin e trajtimit të pabarabartë dhe pengesave të krijuara nga mungesa e funksionalitetit të sistemeve dixhitale si e-Albania.

Në vijim do të gjeni denoncimin e plotë të qytetarit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

Pershendetje JOQ. Ky eshte regjistrimi nga debati me polikliniken 2. Acarimi eshte i dukshem sepse nuk dine t’me japin pergjigjje. Cdo gje qe ne rregull. S’po me kthenin vetem mua, por edhe te moshuar te tjere. Kur te duash te shkosh do gjesh te njejten situate. Hynin lirshem vetem pacientet e shoqeruar nga ndonje personel i klinikes, qofte sanitar, infermiere te tjera, etj. Doktori radiolog quhet Zef Çoku. Sipas poliklinikes sistemi per mjekun familjar ne e-albania per rekomandimet dhe recetat qenka i padobishem, skryen asnje funksion. Kot qe eshte. Nuk sherben fare. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit