Rrjeti social “Telegram” ka njoftuar ndryshime në rregullat e tij. Aplikacioni i mesazheve do të nisë dorëzimin e adresave IP të përdoruesve tek autoritetet gjyqësore, për të ndihmuar në identifikimin e individëve dhe numrave të telefonit në rast procedimesh ligjore ndaj tyre.
Themeluesi i “Telegram”-it, Pavel Durov, e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në kanalin e tij. Ky ndryshim ka shkaktuar kritika ndaj platformës, e cila deri më tani ka bashkëpunuar pak me autoritetet dhe ka ofruar të dhëna përdoruesish vetëm në raste dyshimi për aktivitete terroriste.
Ky informacion vjen pas arrestimit të Durov në Paris në fund të gushtit, ku u akuzua për lidhje me aktivitete të paligjshme të mbështetura nga “Telegram”-i. Ai më pas u lirua me kusht, duke u detyruar të qëndrojë jashtë territorit francez dhe të paraqitet në polici dy herë në javë.
“Nuk do të lejojmë që aktorët e këqij të dëmtojnë integritetin e platformës sonë, e cila ka afërsisht 1 miliard përdorues”, tha Durov në mesazhin e tij. Sipas tij, Telegram ka punësuar një ekip specialistësh që, duke përdorur inteligjencën artificiale, e kanë bërë procesin e kërkimit më të sigurt. “E gjithë përmbajtja problematike në kërkim nuk është më e aksesueshme”, shtoi dhe inkurajoi përdoruesit të raportojnë çdo rast të nevojshëm në profilin @SearchReport.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.