Djali i Leka Meksit fiton tenderin 15 milionë euro nga ARRSH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.09.2024, 20:23

Në një procedurë të hapur tenderimi të realizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), projekti për "Qendrën e Monitorimit të Trafikut (Faza II)" ka përfunduar me shpalljen e fituesit. Kjo kontratë, me një vlerë prej 1,239,714,391 lekë të reja pa TVSH (gati 15 milionë euro me TVSH), është fituar nga bashkimi i disa kompanive.

Konsorciumi përbëhet nga kompania "Gjoka Konstruksion", në pronësi të Rrok Gjoka, "MC Networking", që zotërohet nga Endri Meksi, djali i Leka Meksit, dhe një kompani turke e quajtur "INTETRA Teknoloji ve Bilisim Hizmetleri Anonim Sirketi". Këto kompani kanë marrë pjesë në një procedurë të hapur, mbi kufirin e lartë monetar, për të fituar tenderin e referencës REF-13522-07-18-2024.

Me një fond limit prej 1,257,327,869 lekë të reja pa TVSH (rreth 15.1 milionë euro me TVSH), në tender kanë marrë pjesë gjithsej katër kompani. Një nga këto kompani ofroi një vlerë më të ulët se fituesi, ndërsa një tjetër nuk paraqiti asnjë ofertë ekonomike, duke ngritur dyshime për një manipulim të mundshëm të procesit dhe përzgjedhje të paracaktuar të fituesit.

Vlen të përmendet se vetëm pak kohë më parë drejtuesi aktual i ARRSH, Gentjan Gjyli, është shfaqur në një foto të publikuar nga JOQ, ku ai shihet me armë në dorë, duke ngritur kështu debate mbi integritetin e tij.

Tenderi i sotëm është vazhdim i një tjetër tenderi të publikuar nga JOQ në muajin prill 2023, ku po të njëjtat kompani fituan rreth 25 milionë euro me Tvsh për fazën e parë të tenderit me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”.

Duke i shtuar kësaj shifre edhe rreth 15 milionë eurot shtesë të fituara në tenderin e sotëm, Meksi me shokë fusin në xhep rreth 40 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit