Gafa e prokurorisë drejtuar familjes së Brian Spahiut: “Për hetimin ka të drejtë të pyesë vetëm viktima!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.09.2024, 19:08

Një vit më parë, 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën gjatë ndërhyrjes te dhëmbët në një klinikë private në Tiranë.

Prindërit e tij kërkojnë informacion nga Prokuroria e Tiranës për avancimin e hetimeve, shkakun e vdekjes dhe identitetin e personave përgjegjës dhe u përballën me një përgjigje të çuditshme: “Vetëm viktima e veprës penale ka të drejtë të marrë informacion në lidhje me procesin”.

Por si mund të ketë të drejtë vetëm viktima të marrë informacion, kur viktima në këtë rast ka humbur jetën?

“Në përputhje me ligjin, këto të drejta, sipas nenit 58, pika d), i takojnë vetëm viktimës dhe pa cenuar parimin e sekretit hetimor. Po ashtu, të drejtën për të kërkuar informacion mbi arsyet e hetimit nuk e ka as viktima, pasi pyetje të tilla cenojnë pavarësinë e prokurorit,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë drejtuar familjes së Brianit. Një përgjigje kjo absurde duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjes.

Një ekspertizë mjekoligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) zbuloi se anestezia e aplikuar në klinikën e mjekut Roland Xhaxho ishte shkaku i vdekjes fatale. Megjithatë, Prokuroria vendosi të kërkojë një ekspertizë të re në Itali, duke argumentuar se raporti i parë ishte i paplotë, me konkluzione të gabuara dhe mungesë ekspertësh të kualifikuar për të sqaruar çështjet e ngritura.

Sipas informacioneve të tjera, Prokuroria ka marrë në pyetje vetëm një mjek nga QSUT, ndonëse 3-vjeçari u asistua nga 6 mjekë gjatë qëndrimit në spital.

Brian humbi jetën më 1 tetor 2023, dhe vdekja e tij si rezultat i një gabimi mjekësor shkaktoi një reagim të fuqishëm në shoqëri, duke nxitur qytetarët të organizonin protesta për të shprehur zemërimin e tyre ndaj situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit