Humor i zi mes mjekëve të onkologjikut: “Ta çojmë në Fier se ka varrezat më afër”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.09.2024, 18:45

Skandalit të mjekëve të onkologjikut i shtohen edhe bisedat mes tyre të publikuara së fundmi, ku shihen duke hedhur e pritur batuta aspak të përshtatshme lidhur me pacientët.

Varrezat janë lajtmotivi i tërë bisedës që siç duket i bën të qeshin me lot mjekët, në dorën e të cilëve janë pacientët të sëmurë rëndë që shpresat i mbajnë tek ta, që s’dinë gjë tjetër veçse të zhvatin para.

“Aty ka varrezat më afër”, ishte përgjigjja e mjekut për pacienten nga Lushnja, për të cilën diskutohet të trajtohet në Fier.

Mirëpo, kjo batutë nuk është e vetmja që shkëmbejnë. Gjatë bisedës së publikuar nga gazetari Osman Stafa ata theksojnë edhe mungesën e medikamenteve dhe këtë situatë e zgjidhin duke bërë humor të zi.

“Çfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline?”; “Ti çoni 9 në varreza dhe njeri i fundit ta marri, hahaha”, përgjigjet infermierja, ndërsa kolegët qeshin, duke treguar qartë mungesën e empatisë, profesionalitetit lidhur me përgjegjësinë që mbartin bluzat e bardha.

Bisedat mes mjekëve:

[27.2.23, 4:02:22 PM] AP(mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga lushnja dr Arjana. Per te disaten here ben reaksion ( bronkospazem) me ulje te saturimit ne fund te oksaliplatinit. Fillon mjekimin ne 14.30 min... nuk do zeme ndonjehere mend ne.. apo te na marre historia..

[27.2.23, 4:03:05 PM] A.P(mjek onkolog): Docetaxel qe fillojne premedikimin ne 14.45.. etj etj

[27.2.23, 4:05:29 PM] AD(mjek onkolog): Pacientja 1 dite para kt eshte trajtuar me kortizonike pluse difenilhydramine ok. Jane bere dhe shenimet ne korteke sa per fillimin e kt nuk menaxhaj une hotelerine e pac receta eshte bere sh shpejte

[27.2.23, 4:06:58 PM] AP(mjek onkolog): Pavaresisht. Eshte nga lushnja. Duhet te filloje me pare. Edhe kortizoniku 8 ore para ka sens jo 24 ore para. Spo ju drejtohem ju

[27.2.23, 4:07:33 PM] AD(mjek onkolog): Dhe para fillimit te kt

[27.2.23, 4:07:36 PM] EC(mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur jane te perseritura . Nese vendoset te vazhdoje duhet te behet qe ne mengjes kur jemi te gjithe

[27.2.23, 4:07:47 PM] AP(mjek onkolog): Nje rast reaksioni duhet pare me precendence per sistemim.

[27.2.23, 4:08:01 PM] SS(mjek onkolog): Se si rregull nuk duhet ta bej fare

[27.2.23, 4:08:53 PM] AP(mjek onkolog): Sa do shkruaja. Reaksioni nga platinet mund te jete edhe fatal. Une deri ne 5 jam. Pas 5 le ta ndjeke i plotfuqishmi

[27.2.23, 4:09:37 PM] AD(mjek onkolog): Mjeku i rojes si cdo radhe.... Pas 5. AP(mjek onkolog): Ose zoti

[27.2.23, 4:14:33 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): me duket se per kete paciente kam folur me arjanen qe te mos vazhdohet ky trajtim por nuk jam i sigurt .E kam pasur edhe nje te hene me kete problem

[27.2.23, 4:15:41 PM] AD(mjek onkolog): Jo dr Bledi nuk eshte tasti ne fjale

[27.2.23, 4:16:48 PM] AD(mjek onkolog): Sapo fola me Afrimin pac ka perfunduar shendoshe e mier oxalin eshte ne shperlarje

[27.2.23, 4:16:55 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): ok .nuk duhet te vazhdoje .Do te ndyshojme trajtimin

[27.2.23, 4:17:32 PM] AD(mjek onkolog): Eshte menaxhiar sh mier dhe ka perfundur

[27.2.23, 4:17:33 PM] AP(mjek onkolog): Te shohim edhe sot se ajo vazhdon mjekimin ende.ngadale.

[27.2.23, 4:17:51 PM] AD(mjek onkolog): Jo ka mbaruar pa asnje problem. Sapo falo me Afrimin

[27.2.23, 4:18:10 PM] EC(mjek onkolog): Ia vazhdova prape?!!

[27.2.23, 4:18:17 PM] AP(mjek onkolog): Nuk eshte taxane Arjana. Ka tjeter mekanizem. Nejse pasdite nuk behen numra

[27.2.23, 4:18:24 PM] EC(mjek onkolog): vazhduat?

[27.2.23, 4:18:28 PM] AP(mjek onkolog): Jam une aty. Do dhe 10min

[27.2.23, 4:18:39 PM] AP(mjek onkolog): Do rrije ne observim. E i thashe te vishet mire kur te levize. Sot sberi probleme

[27.2.23, 4:19:24 PM] EC(mjek onkolog): Aha ok

[27.2.23, 4:21:09 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): meqe është nga lushnja dhe trajtimi fillohet vone ,po e dergojme ne Fier heren tjeter .Afërsia me shtepine mund ta ndihmoje .

[27.2.23, 4:24:29 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni ne fier do jete me i lehte pasi eksperienca eshte e gjate

[27.2.23, 4:25:52 PM] EC(mjek onkolog): Fix

[27.2.23, 4:31:23 PM] SS(mjek onkolog): Aty ka varrezat me afer ;) [27.2.23, 4:36:37 PM] AR(kryeinfermier): Pacientje ka mare mjekimin dhe eshte shendosh e mire, sa per oraret dhe nr e pacienteve se ndryshojme dot,ka raste qe mund te nisin dhe me vone se ne 14:45 per shkak te ngarkeses por qe jsne raste shume te rralla, prandaj eshte turni 2 i stafit infermieror edhe deri ne oren 20:00 nese nuk mbarojne,ka dhe mjek roje! Kshu qe nuk perjashtohen kto lloje fenomenesh me 19 poltrona.

[20.1.23, 6:26:36 PM] SS(mjek onkolog): Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frike mos i shkaterronin shtepine. Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve. Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine. Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura.

[20.1.23, 7:38:08 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Bukur Raqi. Cfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.?

[20.1.23, 7:39:35 PM] LD(infermiere): Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha

[20.1.23, 7:40:41 PM] AP(mjek onkolog): *QESH

[20.1.23, 7:40:47 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Joo. Të gjithë shokët e tu qe e kane marre, janë në varreza tashmë

[20.1.23, 7:41:51 PM] SS(mjek onkolog): U gjet zgjidhja

[20.1.23, 8:15:31 PM] RB(mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina zgjidhja me e zgjuar. Me lot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit