Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, Prokuroria e Italisë kthen pas ekspertizën mjekoligjore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.09.2024, 12:56

Prokuroria e Italisë ka kthyer ekspertizën mjekoligjore për shkak të mungesës së dokumentacionit, pasi organi i akuzës shqiptare ka dërguar në letërporosi vetëm letrat dhe jo mostrat e plota.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një ekspertizë mjekoligjore në Itali për të zbuluar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë në Tiranë. Nga ana tjetër, familjarët e Brianit e kundërshtojnë këtë kërkesë dhe kërkojnë transparencë në hetim.

Në ekspertizën e parë të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se shkak i vdekjes së 3-vjeçarit ishte anestezia e cila u dha në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho, por prokuroria e konsideron atë të paplotë dhe të pasaktë.

Pavarësisht se shumë mjekë e asistuan Brianin gjatë trajtimit në QSUT, prokuroria ka marrë në pyetje vetëm njërin prej tyre dhe ka marrë kartelën mjekësore pa lënë kopje për familjarët, të cilët janë informuar se nuk kanë të drejtë të dinë rreth hetimeve deri në përfundimin e tyre.

Brian Spahiu vdiq më 1 tetor 2023, tre ditë pas një ndërhyrjeje në 14 dhëmbë në klinikën dentare, një ngjarje që ka shqetësuar familjen e tij dhe opinionin publik, duke kërkuar një hetim të plotë dhe transparent për rrethanat e vdekjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit