Kurti: Kriminelët si Radojiciq s’mund të fitojnë tendera e të jenë të lirë në Kosovë, Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.09.2024, 12:15

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar sot vendin ku një vit më parë ka rënë heroikisht zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, Kurti u deklarua para mediave ku tha se sot janë bërë një vit nga rënia heroike e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku që i ishte bashkë me kolegët e tij në një vend ku ishte përgatitur kurthi për vrasjen e polciëve tanë nga paramilitarë terroristë të cilët janë orkestruar e financuar nga Serbia, et ë cilët paraprakisht kishin sjellur shumë armatim në Kosovë, për një konflikt më të gjerë e më të gjatë.

“Nga konfiskimet e armatimit dhe municionit që ka bërë Policia e Kosovës në Zveçan dhe jo vetëm del që 105 lloje të armëve janë konfiskuar dhe mbi 80 mijë municion. Kjo tregon që Banjska e 24 shtatorit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, agresion kundër sovranitetin shtetëror, integritetet të paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë e ligjmërisë. Meqenëse këtë s’e harrojmë asnjëherë sot në këtë vend zbuluam tabelën që shënon emërtimin e ri të kësaj rruge pra, Afrim Bunjaku sipas vendimit të mbrëmshëm të Republikës së Kosovës. Policia jonë është polici multietnike që iu shërben të gjithë qytetarëve, por kriminelët e llojit të Radojiciqit nuk mund të fitojnë, e s’mund të jenë të lirë në Kosovën demokratike e të pavarur e evropiane”, tha Kurti.

Kurti theksoi se ata fitojnë tendera e sillen lirë në Serbinë proruse.

“Serbia është përgjegjëse dhe duhet të mbajë përgjegjësi e për këtë kërkojmë ndihmën e faktorëve evropianë e amerikanë, sepse ata duhet t’i dorëzohen autoritetet të Kosovës e të përballen me drejtësi.Pra plani ishte të ndahet Kosova e të aneksohet një pjesë e territorit, dhe rënia e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë, por ishte e madhe për të gjithë ne për Kosovën. Lavdi Afrim Bunjakut sepse Kosova është një dhe e pandarë. Mirënjohje e thellë dhe falënderim i përjetshëm Policisë sonë që ka trajnimet perëndimore dhe ka patriotizmin vendor.Bashkë me mu sot janë edhe policët të cilët para një viti në orët e hershme të mëngjesit u ballafaquan me paramilitarët e Radojiciq që dirigjohej nga Vuciq-i”shtoi ai.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se në Kosovë s’ka burime të brendshme që mund të destabilizojnë vendin.

“Institucionet tona shërbejnë në çdo cep e të gjithë qytetarëve, pa dallim feje e etnie janë të mbrojtur e të siguruar nga Policia dhe institucionet”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit