Një 18-vjeçar është arrestuar së fundmi në Durrës pasi ka tentuar të përdhunojë një 21-vjeçare.
Ka qenë vetë 21-vjeçarja australiane ajo që ka bërë denoncimin në polici duke thënë se i riu ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.