Cilësia e arsimit shqiptar po përjeton një rënie të vazhdueshme, ndërsa vëmendja e nxënësve është zhvendosur nga mësimi dhe dija te sherret dhe rrjetet sociale.
Një fenomen shqetësues është përdorimi i TikTok-ut, që po shndërrohet në një afeksion të madh për brezin e ardhshëm të shoqërisë shqiptare.
Edhe pse shkolla ka pak ditë që ka nisur, kjo nuk i ka penguar aspak disa nxënëse që të hyjnë LIVE në TikTok brenda në klasë.
Vajzat flasin me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe fjalë ofenduese ndërsa krenohen me numrin e ndjekësve LIVE.
Në një moment, njëra prej vajzave thotë se mund të përjashtohen nga shkolla, por pavarësisht kësaj vazhdon me videon LIVE dhe bashkëbisedimin me ndjekësit.
Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që nxënësit, si vajzat ashtu edhe djemtë, përdorin rrjetin social TikTok gjatë orës së mësimit, duke anashkaluar plotësisht rregullat, por edhe duke mos respektuar orën e mësimit dhe mësuesit.