Shteti bektashi, Edi Rama kallëzohet për konspiracion ndaj Republikës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2024, 10:50

Avokati i njohur Altin Goxhaj është paraqitur sot në SPAK për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryeministrit Edi Rama, lidhur me formimin e shtetit bektashi.

Goxhaj thekson se ky veprim cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë dhe përbën një bashkëpunim me entitete të huaja në dëm të sovranitetit kombëtar.

Ai gjithashtu shprehet se favorizimi i një komuniteti fetar mbi të tjerët mund të nxjerrë në pah urrejtjen dhe përçarjen mes grupeve të ndryshme, duke e rrezikuar kohezionin shoqëror.

Ndër veprat penale për të cilat kallzohet kryeministri Rama janë:

– Neni 220 – Tradhëtia ndaj Atdheut

– Neni 219 – Bashkëpunimi me armikun

– Neni 265 – Nxitja e urrejtjes ose grindjeve

– Neni 266 – Thirrja publike për urrejtje mbi baza fetare

-Neni 253- Diskriminimi i padrejtë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit