Krimet e Florian Bajraktarit nga Tirana, i cili i shpëtoi një atentati dje në Athinë ndërsa po pinte kafe në lokalin "Omonia", janë bërë publike. Ai u plagos në shpatull pasi drejt tij u qëllua shtatë herë nga një makinë tip fuoristradë që kaloi pranë lokalit. Bajraktari, i arrestuar më 2006 për vrasje dhe i liruar me kusht në 2018, u arrestua sërish në 2020 për lojëra fati. Policia greke po heton disa pista, përfshirë mundësinë e hakmarrjes për një vrasje të vitit 2006.
Më 23 tetor 2006, Niko Demo u vra në Sitia të Greqisë pasi ishte liruar nga burgu pas akuzës për vrasjen e bashkëshortes. Pavarësisht nga vendimi i Gjykatës për ta liruar me garanci vetëm 1000 euro, familjarët e 28-vjeçares të vrarë e kanë akuzuar vazhdimisht Demon si autor. Fëmija ishte njoftuar nga xhaxhai që të lajmëronte nënën, pasi diçka e keqe kishte ndodhur të shoqit, por kur shkoi e gjeti të vdekur. Në fakt babai i tij, Niko Demo, ishte lënduar gjithashtu me thikë, sipas tij i goditur nga dy bashkatdhetarë. Policia dyshoi se Demo ishte autor i ngjarjes, por pas gjashtë muajsh ai u lirua pasi në banesë u gjet një njollë gjaku që nuk ishte as e tija, as e bashkëshortes.
Fill pas daljes së Demos nga burgu, u thur plani për vrasjen e tij në shenjë hakmarrje. Më datë 13.10.2006, i njohuri i Florian Bajraktarit, shtetasi me inicialet E. L bisedoi me Bajraktarin për të marrë përsipër vrasjen e Demos kundrejt pagesës, për llogari të një personi të tretë të cilit i ishte vrarë motra.
Florian Bajraktari, asokohe 18 vjeç, pa hezituar vendosi të pranonte kundrejt pagesës 5000 euro për secilin.
Më 23.10.2006, në orët e para të mëngjesit, autorët ngritën një pritë në hyrje të pallatit dhe e pritën Niko Demon në një garazh. Një ditë më parë kishin marrë një thikë nga një furrë për të kryer vrasjen. Kur Niko Demo doli nga pallati dhe u drejtua nga makina e tij, ata e sulmuan. Florian Bajraktari e neutralizoi, ndërsa M. B. tentoi t'i priste fytin me thikë.
Mirëpo, thika nuk e preu dhe Niko Demo, i plagosur në qafë po kërkonte ndihmë. Sakaq, Florian Bajraktari e goditi tri herë në pjesën e pasme të kokës me pjesën metalike të një shate duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët u larguan në dy drejtime të ndryshme.
Ata u takuan në plazhin e Sitisë, hoqën rrobat e gjakosura dhe veshën të pastrat, që Florian Bajraktari kishte sjellë me vete dhe duke e hedhur shatën në një shtrat kallami të një lumi ngjitur, janë ndarë. I pari u drejtua për në stacionin e autobusëve ndërqytetës, ku u arrestua në të njëjtën ditë, duke mbajtur kartolinën me shenjën e shkruar me dorë të banesës së mëparshme të viktimës, ndërsa i dyti është nisur drejt stacionit të autobusëve të KTEL, ku ka pritur të parin për disa orë dhe për shkak se po vonohej, ka hipur në autobus për të shkuar në Irakleo.
Jashtë Sitisë autobusi është ndalur nën kontrollin e forcave policore dhe i akuzuari duke kuptuar se është vënë re dhe do të arrestohej ka zbritur nga autobusi dhe është larguar në fusha. Ai u arrestua të nesërmen në zonën e Ahladion të Sitisë, ku u pikas duke tentuar të arratisej në këmbë drejt Irakleos.
Policia greke arrestoi shtetasin F.G. si porositësin e vrasjes së Niko Demos, por ai mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk kishte mjete financiare për të paguar vrasësit dhe se nuk kishte kërcënuar kurrë viktimën. Akuzat e tij u hodhën poshtë, dhe u provua se familja e F.G. e konsideronte Demon përgjegjës për vdekjen e vajzës dhe motrës së tyre. Pas lirimit të përkohshëm të Niko Demos nga burgu në maj 2006, mosmarrëveshjet me familjen e ish-bashkëshortes u përkeqësuan, sidomos rreth kujdestarisë së fëmijëve, duke nxitur një frymë hakmarrjeje.