Sulmet ajrore izraelite në Liban, të paktën 492 të vrarë dhe mbi 1600 të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.09.2024, 00:01

Të paktën 492 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1645 janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Liban, duke shënuar ditën më të rëndë të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollah që nga viti 2006. Shifrat janë publikuar mbrëmjen e kësaj të hëne nga Ministria e Shëndetësisë në Liban.

Raportohet se mijëra familje kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur 1300 objekte të infrastrukturës së Hezbollahut në Liban.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje qytetarëve libanezë që "të largohen nga zona e rrezikut menjëherë", ndërsa ushtria izraelite ka dërguar mesazhe me tekst për të paralajmëruar njerëzit të largohet nga ndërtesat ku Hezbollah ruante armë dhe municione.

Burime të sigurisë libaneze thanë se goditja kishte për qëllim eleminimin e komandantit e lartë të Hezbollahut në jug të Libanit, Ali Karaki. Hezbollah më vonë deklaroi se Karaki ishte "në rregull" dhe se kishte "shkuar në një vend të sigurt."

Nga ana tjetër, Hezbollah lëshoi më shumë se 200 raketat drejt Izraelit verior, sipas ushtrisë izraelite.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë trupa ushtarakë shtesë në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të qetësuar situatën.

Ky konflikt po sjell pasiguri të mëdha dhe shumë jetë të humbura, duke vënë në rrezik stabilitetin e rajonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit