6 karakteristikat e njerëzve që nuk ecin kurrë përpara në jetë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2024, 21:18

Jeta ka ulje dhe ngritje, por ndonjëherë duket se disa njerëz ngecin në vend dhe nuk arrijnë të ecin përpara. Shpesh, nuk janë rrethanat e pafat ato që i pengojnë, por sjelljet dhe qëndrimet e tyre.

Më poshtë janë listuar 6 sjelljet që zakonisht i mbajnë njerëzit në vendnumëro:

1) Refuzojnë ndryshimin

Ndryshimi është pjesë e pashmangshme e jetës, por ka njerëz që gjithmonë e luftojnë atë. Ata që i qëndrojnë të njëjtave zakone, edhe kur ato nuk u shërbejnë më, përfundojnë 'të ngecur'. Ndryshimi nuk duhet parë si diçka e frikshme, por si një mundësi për rritje.

2) Frikësohen të ndërmarrin rreziqe

Të marrësh rreziqe është pjesë e rritjes, por disa njerëz janë aq të paralizuar nga frika e dështimit, sa nuk ndërmarrin asnjë hap përtej zonës së tyre të rehatisë. Dështimi nuk është fundi, por një mundësi për të mësuar dhe përmirësuar.

3) Perfeksionizmi i mban në 'vendnumëro'

Ndërsa të kërkosh përsosmërinë është e lavdërueshme, një obsesion me të mund t'i ndalojë njerëzit të bëjnë hapa përpara. Perfeksionistët shpesh vonojnë vendimet nga frika se nuk do të bëjnë gjithçka në mënyrën e duhur, duke ngecur në vend.

4) Nuk njohin mjaftueshëm veten

Vetëdija për veten është esenciale për rritjen personale. Ajo përfshin njohjen e dobësive dhe forcave tona, por shumë njerëz shmangin këtë introspeksion sepse u duket i vështirë dhe i pakëndshëm. Mungesa e vetëdijes krijon pengesa për përmirësimin personal.

5) Shmangin përgjegjësitë

Të marrësh përgjegjësi për jetën tënde është thelbësore për të ecur përpara në jetë. Shumë njerëz fajësojnë rrethanat ose të tjerët për vështirësitë e tyre, duke krijuar një "mentalitet viktime" që i mban në vend.

6) Shikojnë dështimet si fundin e rrugëtimit

Çdo njeri përjeton pengesa, por ata që ngecin i shohin ato si fundin e çdo përpjekjeje. Pengesat nuk janë dështime; ato janë thjesht 'feedback' që na mësojnë çfarë nuk funksionon dhe na japin mundësinë të përmirësohemi.

Gjithçka është çështje zgjedhjeje

Në fund të fundit, zgjedhjet që bëjmë kanë një ndikim të madh në mënyrën se si ecim përpara në jetë. Të pranosh ndryshimin, të ndërmarrësh rreziqe, të kesh vetëdije për veten dhe të marrësh përgjegjësi, janë të gjitha zgjedhje që mund të na ndihmojnë të ecim përpara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit