Një fermer 38-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Rusi, pasi një gropë gjigante u hap papritur dhe përpiu autokombajnën e tij në fshatin Russkiy Melkhituy, rajoni i Irkutskut.
Autokombajna u 'përpi' brenda kraterit me thellësi 10 metra, duke mos i dhënë fermerit fatkeq asnjë mundësi për të shpëtuar.
Gropat e tilla, të njohura si "sinkhole", formohen kur toka shembet mbi boshllëqe të krijuara nën sipërfaqen e saj, shpesh pa paralajmërim dhe pa shenja të dukshme. Ato mund të ndodhin për shkak të ndryshimeve natyrore në terren ose për shkak të aktivitetit njerëzor.
Ndërkohë, rreth 400 milje larg këtij incidenti, një tjetër krater gjigant i quajtur 'Porta e Ferrit', u zgjerua në mënyrë të frikshme pranë disa shtëpive të pushimit në një resort skish. Kjo gropë fillimisht u hap në dhjetor 2022 mbi një minierë hekuri dhe është tashmë një atraksion turistik për shkak të përmasave të saj të frikshme.
'Porta e Ferrit' është 50 metra e gjerë dhe 180 metra e thellë, duke i bërë njerëzit kuriozë të vizitojnë këtë vend për të parë "ferrin" nga afër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.