“Vjen era squfur“/ Qytetarët të shqetësuar nga uji “Lajthiza“, asnjë reagim

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.09.2024, 17:35

Përveç denoncimeve të shumta në redaksine e JOQ Albania në lidhje me ujin “Lajthiza”, për të cilin thuhet se ditët e fundit është në një cilësi skandaloze, qytetarët kanë reaguar masivisht edhe vetë, nga rrjetet e tyre sociale.

Një prej tyre është bërë viral në Tik-Tok dhe aty qytetarët, kanë treguar realisht se çfarë kanë evidentuar në ujin Lajthiza.

Më konkretisht ata shprehen se uji vjen një erë të rëndë, njësoj si squfuri.

Një nga komentuesit, A.Koçi, thotë: “Mendoja që me kishin qëlluar vetëm mua dy bidona me erë të rëndë dhe uji shije antibiotiku”.

Një tjetër qytetar raportoi se ky problem ka të paktën një javë që vazhdon, ndërsa disa të tjerë pohuan se kanë ndërruar markën e ujit përkohësisht. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe kompania Lajthiza për të adresuar këtë situatë.

Ata kërkojnë analiza të menjëhershme për të vërtetuar cilësinë e ujit dhe për të qetësuar shqetësimet që janë përhapur në komunitet.

Qytetarët janë në mëdyshje nëse do duhet ta vazhdojnë të blejnë ujin “Lajthiza” apo jo. Reagimi i kompanisë duhet të ishte i menjëhershëm, pasi uji është i domosdoshëm për qytetarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit