Adnan Azizi: “Balancuesi” do të zëvendësohet me ligj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2024, 17:55

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është i bindur se mekanizmi i Balancuesit do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

I pyetur për deklaratat e ministrit për Administratë Goran Minçev, Azizi tha se ZNAM nuk ka qenë pjesë e negociatave mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it.

“Shtyllat bazë që e përbëjnë këtë koalicion është OBRM-PDUKM dhe VLEN-i, kurse ZNAM-i është një pjesë shtesë që është shtuar pastaj në pjesën e koalicionit dhe në periudhën që janë zhvilluar negociatat, ZNAM-i nuk ka qenë pjesë e negociatave”, tha Azizi duke shtuar se në këto negociata është kërkuar nga VLEN që Balancuesi të zëvendësohet me ligj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit