Arrestohet kosovari në kufi me Shqipërinë, kishte drogë në veturë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2024, 15:55

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP- Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G.M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit