Princ Leka zyrtarizon marrëdhënien me Blertën në një event në Nju Xhersi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.09.2024, 13:52

Gjatë një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara, Princi Leka zyrtarizoi marrëdhënien me Blertën Celibashi, duke ndarë këtë lajm me të ftuarit në një event të organizuar në Carpathia West, në New Xhersi.

Ai shprehu mirënjohje për Anton Konsztantin dhe David Alexander Jenkins për organizimin e një darke gala të mrekullueshme, e cila kishte si qëllim forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë.

“Mirënjohje për Anton Konsztantin dhe David Alexander Jenkins për mikpritjen dhe organizimin e një darke gala të mrekullueshme në Carpathia West Estate. Një mbrëmje e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen për kauza bamirësie”, shkroi Princ Leka teksa ndau fotografi nga eventi.

Nga ana tjetër, miqtë e çiftit kanë ndarë foto me Princ Lekën dhe Blertën.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës e shpalli zyrtarisht divorcin mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias më 25 prill, duke vendosur gjithashtu për ndarjen e pronave dhe kujdestarinë e vajzës së tyre, Geraldina. Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë një shumë mujore për mbështetje financiare dhe do të ketë të drejta për ta takuar vajzën. Marrëveshja përcakton se Elia nuk do të mbajë më mbiemrin "Zogu" dhe se tradhtia nuk ishte arsyeja e fundit e ndarjes së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit