Ka filluar procedimi penal ndaj administratorit të gurores në Dimal, A. Ç., 51 vjeç, i cili administronte subjektin për nxjerrjen dhe përpunimin e inerteve në fshatin Pashalli.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur në ambientet e tij ndodhën shpërthime me lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme materiale dhe në disa banesa përreth.
Materialet përkatëse janë dërguar në Prokurorinë e Beratit, e cila do të shqyrtojë situatën dhe do të vendosë mbi hapat e mëtejshëm ligjorë.