Çfarë po ndodh me ‘Lajthizën’?! Qindra denoncime për ujin me erë të rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2024, 11:18

Prej disa javësh tanimë, në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur me qindra denoncime për ujin “Lajthiza”.

Qytetarët shprehen se uji i kësaj firme mban erë të rëndë (erë ilaçesh, kanalizimesh) si në paketimet e vogla ashtu edhe në ato të mëdha.

Edhe pse shumë prej qytetarëve kanë ndryshuar dyqanin ku e kanë blerë, duke menduar se ishte problem i izoluar, sërish kanë hasur të njëjtin problem edhe në dyqane, kioska apo markete të tjera.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të dalin në terren për kontrolle të menjëhershme pasi një helmim nga uji i blerë, që pretendohet se i nënshtrohet të gjitha kontrolleve, do ishte skandal i vërtetë.

Uji “Lajthiza” mburret në rrjetet sociale për cilësinë e ujit dhe çmimet e fituara për këtë produkt, por denoncimet e vazhdueshme nga shqiptarët e vënë pikëpyetje diçka të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit