Poliçan/ 61-vjeçari rrëzohet nga zetori dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2024, 10:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhitom, Poliçan.

Një 61-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa ishte duke punuar tokën është rrëzuar nga zetori.

Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën menjëherë.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit