Nisma “Materiale spitalore për spitalin e Burrelit”, kërkohet ndihmë për transportin e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2024, 11:08

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një qytetare, në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare në Francë, ka ndërmarrë një nismë të quajtur "Ndihma materiale spitalore për spitalin e Burrelit".

Në janar të vitit 2024, ajo ka qenë në spitalin "Xhavit Mara" ku ka konstatuar pajisjet që mungojnë dhe ka bërë një listë për organizatat franceze. Brenda pak muajsh këto organizata kanë siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme, ekografi, skaner, inkubator, aparat anestesie, sondë, krevate elektrike, dyshekë, komodina, dhe i kanë gati për t'i sjellë në vendin tonë, por tani po hasen me një problem tjetër.

Transportimi i këtyre pajisjeve nga Lyon, Francë deri në Shqipëri është shumë i kushtueshëm dhe vetë organizatat nuk e marrin dot përsipër. Qytetarja që drejton projektin në fjalë ka kontaktuar institucione të ndryshme për mundesinë e financimit të transportit, por nuk ka patur asnjë mbështetje.

Ajo ka mbledhur disa donacione nga bluzat e bardha dhe ka hapur një llogari në GoFundMe, por ende është shumë larg faturës për transportimin e materialeve.

Materialet e grumbulluara nga 3 organizatat parashikohet të nisen nga Franca më 4 tetor dhe të mbërrijnë në Burrel më 1o tetor. Qytetarja kërkon ndihmën e shqiptarëve që ky projekt të përfundojë në kohë dhe me sukses.

KËTU MUND TË DHURONI

Apeli për ndihmë:

Pershendetje Jeta Osh Qef! Me idene dhe sugjerimin e nje mikeshes sime pasi i shpreha nje shqetesim, mora kurajon t'ju shkruaj! Behet fjale per nje projekt per te cilin ka mbi 1 vit qe po punoj per ta realizuar! Behet fjala per projektin " Ndihma materiale spitalore per spitalin e Burrelit" Per kete projekt, jam ne bashkepunim me 3 shoqata franceze.

Materialet dhurohen por na perben kosto transportimi i tyre nga Franca ne Lyon! Kam kontaktuar institucione te ndryshme per mundesine e financimit te transportit te ketij projekti por nuk kam pasur mbeshtetje pozitive te pakten financiarisht! Jane mbledhur disa donacione nga vete bluzat e bardha te ketij spitali, konteibut i cili vlejti per te paguar faturen e paradhenies! Para disa muajsh kam hapur nje link Gofoundme, link ne te cilin shqiptare te Diaspores kane kontribuar sipas mundesise por dhe miq e te njohur francez!

Do t'ju isha mirenjohese nese do mundeni ta publikoni linkun e Gofoundme dhe do i lutesha gjithkujt qe te mund te beje nje gjest duke kontribuar ne kete projekt, apo duke e shperndare linkun neper rrjete sociale etj! https://gofund.me/b586a36f Duke ju falenderuar ju pershendes!

Ne janar te 2024 kam qene tek spitali i Burrelit dhe kam plotesuar dosjen qe shoqata franceze HUMATEM me vuri ne dispozicion gjithashtu vizitova te gjitha ambientet e spitalit nga ku bera foto te ndryshme! Shoqata HUMATEM eshte shoqata e cila ndihmon me pajisjet biomedikale si: eko, skaner, inkubator, aparate frymemarrje etj. Humatem eshte e certefikuar nga shteti francez.per te ndihmuar vendet e varfra ose vendet ne zhvillim! Kane nje ekip specialistesh te materialeve mjekesore, si ingjiniere, mekanik etj! Keta specialiste sigurohen qe malli qe dhurojne eshte i rregullt ose bejne riparime te ndryshme ne rast nevoje!

Materialet jane te perdorura por absolutisht ne gjendje shume te mire pune sipas verifikimit te specialisteve! Ne rast se materiali ka nevoje per komandim pjesesh te ndryshme e komandojne dhe e instalojne. E gjitha kjo per te thene qe puna e tyre dhe pjeset e komanduara perbejne nje kosto! Jane paguar 2027 euro fature paradhenie dhe mbetet akoma diku tek 1.700 euro per tu paguar! Nga ana tjeter, kemi shoqaten AIMA, e cila ne menyre totale pa asnje lloj kostoje dhuron materialet arreduese, sic jane: krevate elektrike, komedina, tavolina pacientesh, karrike, dysheke, etj etj! Dhe ne fund na vjen ne ndihme shoqata Bioport e cila merret me llogjistiken dhe dokumentacionin administrativ ne lidhje me shoqatat ne fjale si dhe procedurat doganore!

Parashikohet qe malli te niset me daten 4 tetor nga Franca dhe te arrije ne Burrel me 10 tetor! Une me daten 9 tetor do fluturoj drejt Shqiperise sepse dua te jeme prezente kur te kryehet shkarkimi i mallit! Per kete kam hapur llogarine Gofoundme, por jemi laeg objektivit! Faleminderit shume! Une cdo gje, cdo kontribut do e bej transparent! Ky eshte nje projekt i cili eshte ideuar nga familja ime sipas tradites qe kemi! Ne fakt per cdo vit, ne prag Krishtelindjesh i vendosim qellim vetes qe te bejme nje akt humanitar ne lidhje me Shqiperine ne fusha te ndryshme! Para ketij projekti kemi mundesuar rehabilitimin e kanalit vadites te fshatit Bushkash te rrethit te Matit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit