Nga Durrësi në Berat për turistët 61$ dita

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.09.2024, 09:13

Nëse je turist dhe do të zbulosh “Thesaret e Fshehura të Shqipërisë”, guidat e huaja të sugjerojnë një “Udhëtim Ditor nga Durrësi në Berat me ndalesë në Liqenin e Belshit” për 61$.

Shqipëria vazhdon të tërheqë turistë të huaj me ofertat e saj të larmishme natyrore dhe kulturore, dhe kompania ndërkombëtare e guidave GetYourGuide i ka bërë sponsor një turi në Shqipëri dhe po e bën më më të kripur eksplorimin e disa prej vendeve më piktoreske të vendit.

Paketa e tyre më e re turistike ofron një udhëtim një ditor prej 6 orësh me nisje nga Durrësi ose Golemi më pas për të parë kalanë në qytetin e Beratit të bukur, i përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

Udhëtimi përfshin gjithashtu një vizitë relaksuese në Liqenin e qetë të Belshit, që ofron një arratisje paqësore në zemër të Shqipërisë.

KËTO ÇMIME JU DUKEN SHTRENJTË, LIRË APO MESATARE?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit